VNM Social MjedIsore e Projektit Impiant me panele diellore 140 MW – Karavasta
Zona e përcaktuar e Projektit 140 MWp Park Fotovoltaik shtrihet në territorin e Njësisë administrative Remas (Bashkia Divjakë) dhe Njësisë administrative Libofshë (Bashkia Fier). Referuar projektit te UNDP -2003 zona e projektit vlerësohet si me rrezik të ulët nga përmbytjet e lumenjve por rrethohet nga terrene me rrezik të lartë përmbytje. Nëpërmjet identifikimit të ndikimeve të mundshme negative të zbatimit të tij në mjedisin pritës, që në fazën e projektimit mund të merren masat e nevojshme për përmirësimet e duhura teknologjike, me qëllim përshtatjen e projektit me kapacitetin bartës të mjedisit.